Ima Infomedia Albania

Përshkrimi i biznesit
IMA (InfoMedia Albania) është revista e parë elektronike informative në Shqipëri dedikuar medias shqiptare dhe asaj të huaj. Projekti IMA ka nisur në 11 Tetor 2010 si një faqe/blog në Facebook, duke u fokusuar në informacionet mbi industrinë televizive, median dhe teknologjinë. Në pak kohë, IMA arriti të tërheq vëmendjen e lexuesëve me informacionet ekskluzive dhe promovuese rreth programeve dhe zhvillimeve që preknin kryesisht televizionin shqiptar, si e vetmja alternative informuese për ta. E konsideruar si një nga risitë e vitit, IMA, u bë mjaft e njohur dhe me ndikim në blogosferën shqipfolëse, duke tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha në vend dhe personazheve më të famshëm në këtë fushë. Suksesi i InfoMedia Albania në Facebook nuk do të mbetej me kaq, kur faqja zyrtare arriti më shumë se 16k ndjekës në 15 Tetor 2013, themeluesit do të hapnin portalin imalbania.com, dhe brand-i i afirmuar IMA u shndërrua në një revistë elektronike News & Entertainment e pasur me përmbajtje origjinale ku përfshihen rubrika ekskluzive, lajme, intervista, auditel dhe eventi i përvitshëm IMA Awards. Vetëm dy muaj nga hapja e portalit, sipas renditjes Alexa, IMAlbania.com renditej në Top 200 Websites e pozicionuar 187 në rang kombëtar. Sot portali online i IMA është i vetëmi burim i specializuar i informacionit mediatik që lexohet nga një target grup i caktuar me rreth 300 mijë vizitorë në muaj. E njohur tashmë në rang kombëtar për burimin e besueshëm të informacioneve, grafikës dhe prezencës dinjitoze online, IMA do të bëhej dhe vazhdon të jetë një burim reference për disa media kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si Shqiptarja.com, Shekulli, Shqip, RTSH, Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, A1 Report,Agon Channel Rai 3, Corriere della Sera, La Repubblica, Endemol, TV Blog, Melty, Vanity Fair Italia, European Journalism Observatory etj.
Duhet të bëni login në mënyrë që të komentoni pasi të krijoni një akaunt.

Biznese te ngjashme

Perspekti.com

Perspekti.com

Kategoria → Website

Oferta.al

Oferta.al

Kategoria → Website

Kategori biznesesh

Agjenci Aksesore Artikuj Bare Elektronike Lokale Shërbime Ushqimore

Vendodhja e biznesit




E-mail

hr@imalbania.com

Sugjerime Biznesesh


Makita Albania


Husky Albania


Creperi One